Manchester City vijon të përforcojë repartin e sulmit me Savio. Braziliani që këtë sezon po shkëlqen me Gironën në La Liga, pret vetëm nënshkrimin e dokumenteve në ditët e ardhshme për t’u konsideruar me të drejta të plota një lojtar i “Qytetarëve”. 20-vjeçari kishte oferta nga klube gjermane dhe angleze, ndërsa konsiderohej si një “pikë e dobët” për drejtorin e Barcelonës, Deco. Anglezët përfituan edhe nga fakti se futbollisti është pjesë e City Football Group duke pasur në këtë formë përparësinë për të nënshkruar me sulmuesin. Savio prej kohësh kishte shprehur dëshirën për të luajtur nën urdhrat e Pep Guardiolës, ëndërr që do t’i realizohet prej sezonit të ardhshëm. Braziliani këtë sezon numëron 23 ndeshje në elitën spanjolle, duke shënuar dhe 5 gola.
sfidanti.al