Formula 1, me rregullore të re

Komisioni i Formula 1 ka miratuar rregullat e reja që do të zbatohen duke filluar nga Kampionati Botëror i 2024. Ndryshon rendi i ngjarjeve të fundjavës së Sprintit. Kështu të premten do të ketë një sesion të provave të lira dhe kualifikueset e Sprintit. Të shtunën do të zhvillohet Sprinti dhe kualifikueset e Çmimit të Madh. Ndërsa të dielën do të jetë gara. Gjithashtu u zyrtarizuan gjashtë vendet ku do të zhvillohet Sprinti në botërorin 2024, konkretisht Kinë, dy në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Austri, Brazil dhe Katar. Ndër veçoritë e reja është edhe propozimi i rënë dakord për të rritur njësitë e energjisë në katër për çdo pilot për të gjithë sezonin, si në 2024 ashtu edhe në 2025. Përdorimi i DRS do të ndryshojë. Çdo pilot mund ta përdorë atë duke filluar nga 1 xhiro pas nisjes së garës dhe jo nga dy që ishte më parë, ose nga rinisja pas makinës së sigurisë.

sfidanti.al