Magjistari argjentinas është në vendin e 22-të, ndërsa gjigandi portugez është vetëm i 70-ti. Deri këtu ka arritur puna, që lojtarët që kanë fituar Topin e Artë dhe Çmimin e FIFA-s që nga viti 2008 e deri më sot (me një përjashtim), të bien kaq poshtë. Në listën e futbollistëve më të vlefshëm të botës kryeson Kilian Mbape i Paris SG, me vlerën rreth 260 milionë euro, ndërsa pas tij vijnë Rahim Stërling me rreth 210 milionë euro dhe Xhejdën Sanço me 190 milionë. Mesi vlen (sipas Observatorit të Futbollit, CIES) rreth 110 milionë euro, duke qenë pas Rodrit të Atletikos së Madridit. Kapiteni i Barcelonës mbush 33 vjeç këtë muaj, dhe është e kuptueshme që e dëmton kriteri i moshës. Kristiano Ronaldo, që është 35 vjeç, është në vendin e 70-të me një vlerë shumë më të vogël.
Sfidanti.al