Vllaznia ka nisur me një fitore të rëndësishme aventurën në Ligën e Konferencës, duke mposhtur Malishevën me rezultatin 2-1 në sfidën e parë të turit të parë kualifikues, të zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”.
Skuadra kosovare e nisi në mënyrën më të mirë takimin, duke kaluar në avantazh që në minutën e tretë. Një gol spektakolar olimpik surprizoi mbrojtjen shkodrane dhe i dha Malishevës epërsinë e hershme. Megjithatë, Vllaznia nuk u dorëzua dhe reagoi shpejt. Të besuarit e Edi Martinit gjetën barazimin me anë të Qatos, duke rikthyer ekuilibrin në një ndeshje që premtonte emocione.
Triumfi merr edhe më shumë vlerë duke pasur parasysh situatën e pazakontë në të cilën ndodhet Vllaznia. Për këtë përballje, në stolin e shkodranëve kishte vetëm futbollistë të akademisë, ndërsa të federuarit e rinj ishin vetëm Toma dhe Musta. Pjesa tjetër e grupit përbëhej nga lojtarë të mbetur nga sezoni i kaluar.

