Nuk ka fund mankthi në Shkodër kur u është dashur që gjatë sezoneve të fundit të përjetojnë emocione nga më të ndryshmet. Titulli i humbur për diferencë golash, largimi i Brdaric e më pas epoka post-kroatit. Që prej largimit të trajnerit që e riktheu Vllazninë në maja dhe garuese në çdo ndeshje, shkodranët duket se nuk po zbulojnë asnjë formulë për të frenuar rrokullisjen drejt humnerës. Me një merkato kaotike të shoqëruar nga shumë ndryshime, dy ndeshje të dobëta në Europë dhe një sezon katastrofik deri në këtë pikë, më keq se kaq për kuqeblutë ka vetëm një skenar dhe ai është shumë i frikshëm, Kategoria e Parë.
Ndoshta ata që e shqiptojnë qoftë edhe në mendje këtë hipotezë mund të cilësohen “heretikë” sot por shifrat janë të ftohta. Vetëm një fitore në 7 të fundit, vendi i tetë dhe 1 ikë nga zona e ftohtë. Sot Vllaznia është kjo dhe asgjë më shumë, me apo pa trajnerin e ri Osmani, që gjithsesi do t’i duhet kohë. Transferta e Tiranës ndaj Partizanit tregon qartësisht se si janë evoluar në kahe të kundërt dy skuadrat që në fund të sezonit të kaluar nuk ishin në këto raporte sportive. Sot Vllaznia është më e dobët dhe ndoshta jo klubi që do të synojë sërish Europën.
sfidanti.al