Vllaznia dështoi të fitonte titullin, klubi u kërkon falje tifozëve

Vllaznia nuk arriti të kthente në Shkodër titullin kampion pas 24 vitesh mungesë. Kuqeblutë u mposhtën me shifrat e thella 0-4 nga Egnatia e cila fitoi për herë të dytë radhazi titullin. Përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit të Vllaznisë, iu kërkohet falje tifozëve për zhgënjimin i falenderojnë për mbështetjen e jashtëzakonshme.

Postimi i plotë

U munduam të bëjmë më të mirën në finalen e madhe, por nuk ia dolëm. Megjithatë tifozët kuqeblu e fituan finalen e tyre. Ashtu si përherë, të jashtëzakonshëm në mbështetjen e Vllaznisë së tyre të zemrës, edhe mbrëmë e treguan veten. Ajo që mund të bëjmë në këto momente është t’u kërkojmë falje për zhgënjimin që ju krijuam.
#KrenarPërJuTifozët🔴🔵

sfidanti.al