Vetëm 3 portierë kanë pritur nga 3 penallti në Botëror, dy janë kroatë!

Për televizionin “ESPN” atij duhet t’i ngrenë një statujë në Kroaci, pasi asnjë gardian nuk ka arritur të bëjë më shumë pritje në një ndeshje të Kupës së Botës sesa ai. Dominik Livakoviç ndaloi radhazi Nejmarin, Vinisiusin, Paketën e çdo lojtar tjetër të Brazilit. Jo më kot “kariokët” bënë 14 gjuajtje nga të cilat 12 në kuadrat, por Livakoviçi nuk i lejoi në asnjë moment, me përjashtim të aksionit të shkëlqyer të Nejmarit. Pastaj tek penalltitë ai shkëlqeu duke pritur 11-metërshin e Rodrigoz. Federata Kroate e Futbollit (HNS) shkruajti menjëherë se vetëm 3 portierë kanë pritur 3 penallti në ndeshjet e kupës së botës dhe se dy prej tyre janë kroatë. Kroati tjetër është Danijel Subashiç që priti 3 penallti në Kupën e Botës në Rusi në 2018.

Sfidanti.al