Vdekja e Duamena, flet agjenti

Pas vdekjes së Rafael Damena, ka folur edhe menaxheri i tij Philipp Degen, i cili thot se prej kohsh e luste atë që ta ndërpriste futbollin dhe të bënte një punë tjetër si skaut pasi rrezikonte vdekjen. Degen ka zbuluar se Damena vendosi ta hiqte defribilatorin pasi nuk i besonte teknologjisë dhe thoshte se i besonte vetëm Zotit.

“Damena-n e kam dashur si djalin tim. Ishte një person i mrekullueshëm. Por ai thjesht nuk dëshironte t vepronte sipas asaj q i kshillonin. Ai do të kishte shumë mundsi, mund të bëhej agjent, trajner apo ambasador i futbollit. Ajo që të gjithë i kan thn është: ‘Të lutem ndalo. Zemra sa vjen e bëhet më e dobët. Është një bombë me sahat. Nuk e dija se kur do të vinte goditja e radhës. Nuk do t’ia uroja këtë ndjenjë askujt në botë”, thekson ai.

sfidanti.al