Asllani gati për Shqipërinë

Kristjan Asllani nuk u grumbullua për sfidën ndaj Frozinones, me trajnerin Inzagi që e la jashtë vetëm në momentet e fundit as një problemi muskulor.

Gjithsesi për trajnerin Silvinjo dhe Kombëtaren shqiptare nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi situata e mesfushorit nuk është aspak serioze siç raporton “Corriere dello Sport”.

Këtë gjë e konfirmoi edhe trajneri i Interit, Simone Inzagi, i cili u shpreh se ai do të jetë i gatshëm për zikaltrit sërish pas grumbullimit të kombëtareve dhe do të jetë i gatshëm për Shqipërinë.

sfidanti.al