Gjatë punimeve për ndërtimin e akademisë më moderne të futbllit italian, Viola Park, inxhinerët janë përballur me një surprizë që pritet të ndryshojë dhe jo pak pllanet e klubit toskan për të finalizuar projektin. Sipas mediave në vendin fqinjë, në terrenin ku janë kryer gërmimet, është zbuluar një varrezë e lashtë me rreth 170 varre. Këto varre datojnë deri në 3 mijë vite më parë dhe menjëherë është ndezur “drita e kuqe” në lidhje me punimet që po kryhen në këtë zonë. Deri në qartësimin e plotë të situatës, klubi i Fiorentinës nuk mund ta çojë përpara projektin në zonë edhe pse “Viola Park” është cilësuar si një nga projektet më ambicoze dhe moderne jo vetëm të Italisë por në të gjithë kontinentin. Gjithsesi, pritet që kompleksi të finalizohet shumë shpejt pasi mbetjet e trupave të varrosur mund të transferohen në një vend tjetër ndërsa varrezat mund të ekspozohen për turistët duke e kthyer qëndrën sportive edhe në një atraksion për kureshtarët e arkeologjisë.
sfidanti.al