Partizani ka zyrtarizuar rikthimin e Valentino Muratajt. Klubi i kuq ka bërë të ditur se mesfushori ka firmosur një kontratë të vlefshme për 1 vit e gjysmë, duke u rikthyer kështu në familjen e “Demave”.
Murataj, i cili njeh mirë ambientin e klubit dhe filozofinë e lojës, pritet të shtojë alternativa dhe cilësi në repartin e mesfushës, në një moment të rëndësishëm të sezonit për Partizanin.
Rikthimi i tij shihet si një përforcim me vlerë për skuadrën, teksa drejtuesit synojnë të rrisin konkurrencën dhe të forcojnë grupin për objektivat e pjesës së mbetur të kampionatit.
sfidanti.al

