UEFA njeh edhe Sllovakinë si kampione Europe për vitin 1976

Pas më shumë se tre dekadash nga ndarja e Çekosllovakisë, UEFA ka marrë një vendim historik: Sllovakia njihet zyrtarisht si bashkëfitues i Kampionatit Evropian 1976.

Në atë edicion, Çekosllovakia mundi Gjermaninë Perëndimore falë penalltisë së paharrueshme “cucchiaio” të Antonín Panenka, duke ngritur për herë të parë trofeun kontinental.

Deri tani, ky sukses i ishte njohur vetëm Republikës Çeke, pas shpërbërjes së shtetit në vitin 1993. Por me vendimin e fundit të UEFA-s, edhe Sllovakia mund të quhet zyrtarisht kampione e Evropës 1976, duke marrë kështu njohjen që kishte kërkuar prej kohësh. 

sfidanti.al