Keane rrëfen Alex Ferguson

Ish-kapiteni legjendar i Manchester United, Roy Keane, ka treguar në një intervistë episode të pazakonta nga vitet e tij në “Old Trafford”, kur ishte vetëm 21-22 vjeç.

Keane kujton se shpesh Sir Alex Ferguson e merrte mënjanë duke i bërë pyetje për daljet e natës në Manchester. “Ai më pyeste sa kisha pirë dhe unë i thosha 10 apo 11 shishe… në fakt i gënjeja,” – thotë irlandezi.

“Ky ishte mënyra ime për t’u çlodhur. Disa filluan të luanin golf apo bilardo, unë dilja dhe argëtohesha. Pastaj të enjten mendoja se duhej të përgatitesha për të shtunën. Dhe kjo ishte jeta jonë: duhej të fitonim ndeshje dhe trofe për të justifikuar jetën që bënim.”

Rrëfimi i Keane hedh dritë mbi presionin, disiplinën dhe sakrificat që fshiheshin pas suksesit të Manchester United në vitet ’90.