Maska pati efektin e saj. Trengjyrësh, blu-bardhë-kuq, maska e përdorur nga Kylian Mbappé në stërvitje, është komentuar shumë. Edhe nëse delegacioni francez nuk do të kishte ndonjë kundërshtim, ylli francez nuk do të mund ta përdorte këtë maskë kundër Holandës këtë të premte (21:00) për ditën e dytë të Euros. Rregulloret e UEFA-s shpjegojnë qartë se pajisjet (maskat) duhet të jenë të një ngjyre. “Pajisjet mjekësore të mbajtura në fushën e lojës duhet të jenë me ngjyra të forta dhe nuk duhet të shfaqin asnjë identifikim të ekipit apo prodhuesit”,- shkruhet në rregulloren e garës të UEFA-s. Mbappe u stërvit për herë të parë që nga aksidenti të mërkurën dhe u pa i veshur me një mbrojtëse hunde në vend të një maskë të plotë. Trajneri i Francës, Didier Deschamps më vonë zbuloi se gjërat po dukeshin pozitive për Mbappe, por aftësia e tij për të luajtur do të gjykohej më afër ndeshjes ndaj Holandës. “Mund të konfirmoj se Kylian Mbappe po ndihet më mirë dhe gjithçka po evoluon mirë për ta parë atë të disponueshëm për nesër”,- tha Deschamps të enjten.
sfidanti.al