Turqia, jo vetëm luftë në Siri, përgjaket derbi i Stambollit

Lufta duket se është bërë lajtmotivi i jetës së një pjese të shoqërisë turke këto kotë. Nuk mjafton vetëm konflikti në Siri, ku është përfshirë ushtria turke, as përplasjet e Erdoganit me shumëkënd nëpër botë, dhe as konfliktet politike brenda vendit. Luftë ka edhe në futboll, me njërin nga derbet e Stambollit të ndërprerë dhe të papërfunduar.

Ishte Fenerbahçe-Beshiktash në stadiumin “Ali Sami Jen”, e vlefshme për Kupën e Turqisë, që u ndërpre disa herë, dhe u braktis përfundimisht pasi trajneri i miqve, Shenol Gynesh u godit me sende të forta nga tifozët vendas. Gynesh u përgjak dhe u rrëzua përtokë, ndërsa menjëherë më pas u dërgua në spital, ku pati nevojë për 5 qepje.

Edhe ndihmësi i tij, Erdinç Gyntekin, u përgjak kur dy skuadrat dhe stafet teknike u përleshën në tunelin e stadiumit, pasi ndeshja u ndërpre. Po ashtu, mbrojtësi i Beshiktashit, Pepe, u përjashtua nga loja me karton të kuq. Ndeshja ishte për gjysmëfinalen e Kupës, dhe u ndërpre me rezultatin 0-0, ndërsa takimi i parë në fushën e Beshiktashit kishte përfunduar 2-2.

Sfidanti.al