Ndërhyrja e Rey Manajt ndaj Baris Alper Yilmaz në takimin mes Sivasspor dhe Gallatës vazhdon të shkaktojë debat në Turqi. Sportdashësit nuk janë përmbajtur duke ofenduar shqiptarin në rrjetet sociale. Për t’i dhënë fund të gjithë urrejtjes në rrjet apo aludimeve se ndërhyrja ishte e qëllimshme, klubi Manajt ka mbajtur një qëndrim të prerë duke publikuar një komunikatë për mediet.
“Ne do të dëshironim të theksonim që si klub kemi vlerësuar me kujdes incidentin që ka lidhje me ndërhyrjen e futbollistit tonë Rei Manaj ndaj lojtarit të Gallatasarajit Barısh Alper Jıllmaz në pjesën e fundit të ndeshjes. Ne nuk aprovojmë veprimin e lojtarit tonë, Rei Manaj. Megjithatë, ne besojmë se kjo situatë nuk duhet të interpretohet sikur lojtari ynë dëmtoi me dashje Jillmaz. Incidente të tilla në fushë janë pjesë e futbollit dhe janë plotësisht pasojë e reagimeve të momentit brenda lojës. Klubi ynë dënon fuqimisht komentet e tepruara që kanë si objektiv Rei Manajn. Është e qartë që sjellje të tilla, të cilat janë kundër me vlerat themelore të sportit, dënojnë të ardhmen e futbollit turk”, shkruhet në postimin e klubit.
sfidanti.al