Tuchel rrezikon shkarkimin

Tomas Tuchel nuk ka mundur ta ruajë qetësinë në zonën e prononcimeve pas disfatës surprizuese ndaj Lacios, e cila hedh themelet e krizës në kampin e Bajern Mynih pas turpërimit fundjavën e shkuar në Bundesligë: “Jam i zëmëruar me humbjen. Nuk e dinë nëse Lazio e fitoi ndeshjen apo e humbëm ne toruan në pjesën e dytë. Jam ende i paqartë se çfarë ndodhi në 45′ finale. Duket sikur gjithçka na rrëshqiti nga duart sa hap e mbyll sytë. I dhamë shansin kundërshtarit të jetë agresiv dhe të luajë me besim ndaj nesh. S’e kuptova qartë nëse ishte penallti apo jo. Në plan të parë m’u duk si bllokim. Më pas kuptova se kishim të bënim me ndërhyrje të egër. Ajo që më tremb më shumë në skuadër ka të bëjë me mungesën e kreativitetit para portës rivale. E kemi shumë të vështirë të krijojmë raste, por kjo nuk do të thotë se ne do qëndrojmë në vend numëro”, tha Tuhel.

RIKTHIMI I FLIK –Emri i Hani Flik u mendua si një histori e mbyllur pas largimit të papritur të trajnerit nga “Allianz Arena”. Presidenti i Nderit në Mynih Uli Hënes e konsideroi të papranueshme mënyrën se si Flik i dha “duart” bavarezëve. Por situata e vështirë me Tomas Tuhel në krye të rekordmenëve gjermanë pas disfatës me Lacion në Champions ka vënë në lëvizje drejtuesit. Edhe Uli Hënes ka bërë “ujdi” me bordin për të telefonuar ish-teknikun e “pancerave” në këtë pikë kritike. Bundesliga ka marrë trajtën e misionit të pamundur pas humbjes së thellë kundër liderëve të Bajer Leverkusen. Fronti i Ligës së Kampionëve s’jep shpresa, marrë në konsideratë rendimentin e ulët të Bajernit. Hansi Flik e njeh boshtin e bavarezëve që prej periudhës së artë, tripleta e sezonit 2019-2020 me protagonist Nojer-Kimish-GoreckaMyler-Koman. “Bild” raporton me bindje se shumë shpejt do të realizohen bisedimet me teknikun 58-vjeçar, i cili është i papunë pas shkarkimit nga Federata Gjermane e Futbollit.

sfidanti.al