Tuchel “çmend” anglezët, Arnold, Palmer e Foden mbeten jashtë Botërorit

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka shkaktuar surpriza të mëdha me listën prej 26 futbollistësh për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Vendimet e Tuchel-it kanë habitur tifozët, pasi jashtë skuadrës kanë mbetur emra të njohur si Cole Palmer, Harry Maguire dhe Phil Foden.

Një tjetër mungesë surprizë është edhe Morgan Gibbs-White, ndërsa tekniku gjerman ka vendosur të rikthejë në kombëtare veteranin Jordan Henderson dhe të grumbullojë sulmuesin Ivan Toney, që aktivizohet në Arabinë Saudite.

sfidanti.al