Trofeu “Pushkash” mund të shkojë në Vietnam, gol si CR7-ta!

Të paktën do të jetë një kandidat për çmimin e madh individual, dhe për këtë nuk ka asnjë dyshin. Një gol, që jemi mësuar ta quajmë “eurogol”, u shënua në elitën e futbollit vietnamez, pra fare mirë këta lloj golash tani duhet t’i quajmë “aziatiko-gol”! Ishte një realizim me roveshatë, pas kontrollit të topit me gjoks në vijim të një krosimi nga e djathta e sulmit, dhe topi përfundoi në cepin e portës kundërshtare. Autor i “perlës” ishte Rodrigo Dias, një brazilian 26-vjeçar që luan për Kuang Nam FC. FIFA, padyshim, do ta ketë në konsideratë këtë rrjetë për Çmimin “Pushkash”, ndërsa mund të thuhet se shkalla e vështirësisë ndoshta ishte më e madhe sesa ajo e golit të shënuar nga Kristiano Ronaldo në Champions dy vjet më parë, kur luante për Realin në fushën e Juventusit.

Sfidanti.al