“Arriti momenti. Kam qarë gjithë këto ditë. Kjo ishte fanela ime e vetme. Ishte një vendim që e mora bashkë me gruan dhe me familjen time, ndonëse do të doja të isha këtu edhe 25 vjet të tjera. Faleminderit Romë, faleminderit familja ime, nënë, baba, im vëlla. Do të doja të shkruaja një poezi, një këngë, por nuk jam i zoti për ta bërë. Provova, megjithatë, të shprehem me këmbët e mia në gjithë këta vjet. Kohë e mallkuar! Më ngjethet mishi kur kujtor 17 qershorin 2001 (ditën e titullit).Që nesër do të jem i rritur. Dua t’ua dedikoj juve këtë letër, juve të gjithëve që keni thirrur Toti-gol. Tani mori fund me të vërtetë. Do ta heq këtë fanelë për herë të fundit, edhe pse nuk jam gati për ta bërë. Dhe ndoshta, nuk do të jem kurrë gati. Nuk është e lehtë të fik këtë dritë, tani kam frikë, nuk është sikur gjuan një penallti. Më lejoni që ta bëj këtë dhe më ndihmoni. Tani kam nevojë për ju dhe për ngrohtësinë tuaj. Atë që ma keni treguar gjithnjë. Me ndihmën tuaj mund të filloj një aventurë tjetër. Falenderoj këdo, që nga të gjithë presidentët, deri tek tifozët e Tribunës së Jugut. Të lindësh roman dhe romanist është një privilegj, ndërsa të isha kapiten i kësaj skuadre, ishte një nder i madh. Ju keni qenë dhe do të mbeteni gjithnjë në jetën time, dhe zemra ime do të jetë gjithnjë këtu me ju. Tani do të shkoj në dhomën e zhveshjes që më ka pritur kur isha një fëmijë, dhe tani po e lë si burrë. Jam krenar që ju kam dhënë 28 vjet dashuri! Ju dua!”
Sfidanti.al