Gjetja e një stadiumi është kthyer në një problem për klubin e Tiranës, që detyrohet të shtegtojë larg kryeqytetit kur duhet të zhvillojë ndeshjet si skuadër pritëse. Ndeshja e javës së 10-të të Abissnet Superiore, mes bardhebluve dhe Laçit do të luhet në Korçë në orën 17:00. Gjendja e stadiumin “Air Albania” nuk është në kushtet optimale dhe FSHF po e ruan fushën për ndeshjet e kombëtares në nëntor, prandaj Tirana është e detyruar që të kërkojë një stadium larg kryeqytetit. Derbi ndaj Dinamos u zhvillua në Vlorë, ndërsa sfida kundër Laçit është spostuar në Korçë.
sfidanti.al