Në fund të ndeshjes mes Barcelonës dhe Bajernit, drejtori sportiv bavarez ka qenë polemik si me mënyrën si e arbitroi kryesori, por edhe me gazetarët, të cilët i vunë në pah disa mangësi në strukturën e ekipit. Maks Eberl pranoi se si Nojer edhe Kimish kishin përgjegjësi në mënyrën se si u pësua goli i parë ndërsa në episodin e golit të dytë funksionari bavarez shpjegoi se kryesori nga Sllovenia, Slavko Vinçiç. “Unë nuk dua të akuzoj arbitrin për atë që ndodhi, por shtyrja e lehtë e Fermin ndaj Kim Min-Xhe vendosi shumë fitimtarin e atij dueli”, tha 51-vjeçari.
Më tej ai pranoi humbjen duke analizuar: “Ne humbëm duke pësuar katër gola. Mendoj se humbëm kontrollin e lojës pas minutës së 30’. Kur pësuam edhe golin e tretë pastaj ishte gjithçka e humbur, shumë e vështirë për ta rikuperuar”. Në fund Eberl u pyet nga gazetarët nëse kishte gabuar me zgjedhjet e bëra në merkato. “Mos keni gjë një liçencë trajneri?”, ishte përgjigja e Eberl.
sfidanti.al