Tirana e këtij sezoni ka një rekord të madh. Është skuadra, e cila ka më shumë barazime se çdo ekip tjetër në Kategorinë Superiore. Bardheblutë, me rezultatin e Korçës shkojnë në numrin 11, në 16 ndeshje të luajtura në Kategorinë Superiore. Një çmenduri më vete. E veçanta tjetër është fakti që bardheblutë janë ekipi që ka më pak fitore. Vetëm dy të tilla në 16 javë, ndërsa tre janë humbjet që ka shënuar në kampionat. Statistika që nuk janë pozitive, pasi barazimet nuk janë ndonjë gjë e madhe. Skuadra më mirë të fitojë një takim dhe të humbasë një, sesa të barazojë. Kjo situatë po e saldon klubin në fund të renditjes. Mjafton të shohim që Tirana ka vetëm një pikë më shumë se vendi i tetë i renditjes Laç.
sfidanti.al