Fredi Alvarez mund të jetë transferimi i radhës i Tiranës. Fantazisti ndau rrugët me Liberian dhe do të vendosë në vazhdim, nëse do të luajë për Tiranën apo Ajutaja në Tajlandë. Profili i 30-vjeçarit është mjaft interesant. Mesfushori nga Kosta Rika vlerësohet 800 mijë euro në tregun e “transfermarkt”. Futbollisti në fjalë është shpallur “Lojtari i Vitit” në Maqedoni për vitin 2022 dhe 2023. Tirana e re ka filluar me transferimet e para, ndërsa Fredi Alvarez shikohet si i duhur për të shtuar.
sfidanti.al

