Tirana, Mila do frymë grupi

Trajneri i ri dhe rregulla të reja. Te Tirana ka nisur një erë e fortë ndryshimesh me bardheblutë që po bëjnë ekipin nga fillimi. Vangjel Mile është në krye të skuadrës, por ardhja e tij ka sjellë një frymë të re. Veç rregullave strikte dhe të zakonshme që ka çdo trajner, Mile ka një armë plus: mirësinë, sjelljen, por edhe harmoninë. Nga skuadra ka kërkuar grup të bashkuar dhe jo të përçarë. Me të gjithë lojtarët qëndron afër. Drejton me korrektësi dhe ka futur frymën e grupit në skuadër. Një situatë që kënaq të gjithë te Tirana. Shkurt, arma e Miles është grupi. Si lojtar ai e di mirë se individualisht mund të fitosh ndeshje, por grupi është ai të shpall kampion.