Tirana me mungesa të rëndësishme

Sikur të mos mjaftonte fakti që nuk ka një stadium ku të organizojë ndeshjet e shtëpisë, Tiranën nuk e lenë të qetë as dëmtimet. Veç Florjan Përgjonit të dëmtuar dhe Ermal Metës në dyshim, Qëndrim Ismajli nuk do të jetë i gatshëm për Bledi Shkëmbin në ndeshjen kundër Vllaznisë. Tirana pret kuqeblutë më 30 tetor dhe Ismajli shihet si mungesë që peshon, pasi ka luajtur çdo ndeshje si titullar. Sfida vlen për javën e 11-të të Superiores. Ismajli do të mungojë ndërkohë, sepse ka plotësuar numrin e kartonëve. Mbrojtësi i Tiranës u ndëshkua në sfidën kundër Laçit. Ismajli mori karton të verdhë në minutën e 31-të dhe plotësoi numrin  për një ndeshje pezullim.

sfidanti.al