Kupa e Shqipërisë ka mbërritur në fazën çerekfinale dhe tashmë kanë mbetur në garë, ato skuadra që e kanë tentuar vazhdimisht këtë trofe në sezonet e fundit. Partizani i bëri një dhuratë Flamurtarit, nëse mund të quhet kështu, pasi janë vlonjatët që do të ndeshen me Besëlidhjen (skaudra e vetme e mbetur nga Kategoria e Parë), në turin e ardhshëm.
Ndërsa ndeshjet për t’u ndjekur, sigurisht që mbeten ato midis Tiranës dhe Kukësit, me skuadrën e Gjokës që udhëheq kampionatin, por që e kanë ende prioritet Kupën, si dhe atë të Josës, e cila duket se ka hyrë sërish në shina.
Kupa e Shqipërisë/ Turi çerekfinal
Besëlidhja – Flamurtari
Vllaznia – Teuta
Laçi – Skënderbeu
Tirana – Kukësi