Tirana do të nisë punë ditën e hënë. Kanë qenë burime zyrtare në klubin bardheblu që kanë njoftuar një fakt të tillë. Kështu, mësohet se skuadra veç trajnerit duhet të plotësohet edhe me ndihmëstrajner. Një problem tjetër që duhet të zgjidhet është çështja e përgatitësit atletik. Ikja e Kosta Janit ka lënë një boshllëk dhe nuk është plotësuar as me përgatitësin e ri. Tirana po kërkon gjithë andej për një lojtar që mund të plotësojë këtë vend bosh. Kujtojmë që trajner portierësh është Alfred Osmani. Tirana tani ka drejtorin Agim Ibraimi, i cili do të jetë ndërlidhësi i skuadrës me drejtuesit bardheblu.
sfidanti.al