Tifozi i Liverpool dënohet pë sulmin ndaj autobust të United

Një tifoz i Liverpool është përjashtuar nga futbolli pasi ai hodhi një shishe qelqi në autobusin e skuadrës së Manchester United ndërsa po shkonte për në “Anfield Road”. Lewis Cleary, 23 vjeç, u dënua për shkaktimin e dëmit kriminal pasi u zbulua se kishte hedhur një shishe në automjetin që po transportonte Erik ten Hag dhe lojtarët e tij për ndeshjen me Liverpool-in në dhjetor. Djaloshit iu dha një urdhër ndalimi tre-vjeçar në futboll dhe u urdhërua të kryente 150 orë punë pa pagesë për komunitetin. Atij iu tha gjithashtu të paguante një urdhër kompensimi prej 500 pound dhe shpenzimet. Autobusi u dëmtua kur një grup i madh mbështetësish të Liverpool-it u mblodhën për të “mirëpritur” rivalët e tyre të vjetër në Anfield Road përpara ndeshjes që u mbyll në barazim 0-0.

sfidanti.al