Virgil van Dijk shpjegon se si LeBron James po e ndihmon

Virgil van Dijk është një nga mbrojtësit më të mirë në botë, ndërsa në intervistën e fundit ka thënë se LeBron James po e frymëzon të jetë edhe më i mirë. Liverpool postoi një video të Van Dijk duke parë një mesazh nga James ku ‘Mbreti James’ parashikon se do të bëjë “gjëra të mahnitshme” për Reds dhe i kërkoi atij “të përpiqet për madhështi”. Van Dijk është filmuar duke thënë “Mbreti ka folur” dhe është i vendosur të përdorë fjalët e tij ndërsa Liverpooli po lufton për katër trofe dhe fillimisht do të përballet me rivalët e tyre Manchester United në FA Cup të dielën. “Ajo frazë që ai përdor është perfekte dhe mund të përdoret për shumë gjëra. Për mua personalisht, patjetër që përpiqem dhe e ndjek këtë sepse dua të arrij maksimumin në jetë dhe të marr maksimumin nga vetja, ekipi dhe pozicioni në të cilin ndodhemi. Ne jemi në një vend të mirë për ta bërë këtë, këtë sezon përsëri. Çdo sezon është gjithmonë një sfidë, por këtë sezon ne jemi në një situatë të veçantë”, ka thënë holandezi.

Van Dijk thotë se po mëson nga James dhe atletët e tjerë më të mirë në botë se si t’i trajtojë negativet dhe pozitivet. “Unë i shikoj të gjithë atletët më të mirë sepse ndjej se të gjithë kanë një rol të madh, qoftë si model apo për ekipin dhe komunitetin e tyre, dhe ka kaq shumë gjëra që mund të mësoni”.

sfidanti.al