Tifozët e Mançester Junajtidit nuk duan të dëgjojnë fjalët e Runit!

Ka qenë krenaria e tyre, dhe padyshim vazhdon të jetë, edhe pse ka ndërruar dy fanela. Uejn Runi mbetet gjithnjë rekordmeni i golave për Mançester Junajtidin, por nuk dihet nëse tifozët do t’ia falin fjalët që ai po thotë për Liverpulin. Sulmuesi, që sot luan për Derbi Kauntin, është shprehur se sezoni aktual duhet të përfundojë me patjetër, edhe nëse do të duhet të vazhdojë deri në fund të vitit, dhe se Liverpuli e meriton titullin.

“Nuk do të ishte e ndershme që të anulohej sezoni dhe Liverpuli të mos e fitonte titullin, – tha ai, – Liverpuli do ta fitojë Premier Ligën, ka qenë fantastik dhe e meriton, ka punuar kaq shumë për këtë. A mund të imagjinoni që të prisni 30 vjet dhe pastaj t’iu heqin titullin në këtë mënyrë? Më vjen mirë që Federata ka deklaruar se sezoni do të përfundojë, ky është vendimi i duhur, edhe pse jemi përpara diçkaje tepër serioze që vlen më shumë sesa futbolli. Pasi të kalojë, le të përfundojmë kampionatin”.

Sfidanti.al