Tifozët e Evertonit e duan Ançelotin e madh, që shëtit mes klasës punëtore!

Ai është një nivel “mbretëror” në futboll, por kur vjen puna tek jeta e përditshme është tjetër gjë. Karlo Ançeloti mund të ketë fituar 3 Champions si trajner dhe dy si lojtar, por trajneri i Evertonit është një njeri i thjeshtë. Mediat angleze shkruajnë sesi italiani i famshëm shkoi të vizitonte zonën Butël Strend (Bootle Strand), një lagje ku jetojnë punëtorë të thjeshtë, pra jo një zonë elitare ku mund të shikosh një trajner të Premier Ligës. Ai shkon në lagjen Krosbi, buzë lumit Mersej, me gruan Marianën dhe me tre qentë e tyre. Dankën Ferguson, skocezi legjendar i Evertonit (sot, ndihmës i Ançelotit), thotë se italiani është i pari trajner i skuadrës që jeton në zonën e Mersejt që nga viti 1990 dhe shton se kjo gjë ndihmon. Përveç jetës së thjeshtë, Ançeloti ka bërë që skuadra të fitojë dhe të afrohen yje. Tifozët kanë besim tek ai.

Sfidanti.al