Carlos Tevez shpenzoi shtatë vite në Angli teksa u aktivizua me West Ham fillimisht e më pas me dy skuadrat e Manchesterit, United dhe City. Megjithatë, argjentinasi nuk e mësoi kurrë gjuhën angleze dhe së fundmi zbulon se kultura angleze nuk e tërhoqi kurrë. “Nuk kam pasur asnjëherë ndonjë lidhje me kulturën angleze. Shtatë vitet në Angli për mua ishin vetëm vite pune, asgjë më tepër. Nuk ia dola që të përshtatesha kurrë me filozofinë dhe mentalitetin e tyre. Kisha shumë arsye për të cilat nuk u interesova kurrë që të mësoja gjuhën angleze, edhe pse fëmijët e mi e flasin pa problem këtë gjuhë”, u shpreh Tevez, i cili prej disa vitesh ka nisur karrierën si trajner dhe së fundmi është në krye të argjentinasve të Independiente.
sfidanti.al