Të lumtë Federatë Angleze, po paguan kombëtaren e femrave njëlloj si meshkujt!

U desh shumë kohë që të ndodhte, por nuk besohet se do të ketë hap prapa. Federata Angleze e Futbollit jo vetëm që ka vendosur, por edhe po e praktikon pagesën e barabartë mes dy gjinive në ekipet kombëtare të të rriturve. Mediat angleze njoftojnë se Federata ka nisur të paguajë lojtaret femra të kombëtares njëlloj si meshkujt që nga janari i 2020-ës, pra që nga fillimi i këtij viti. Një betejë e fituar nga “luaneshat”, betejë që po përpiqen ta fitojnë edhe futbollistet e SHBA-së, ekipit kampion të botës, që e kanë ngritur zërin më shumë se të gjitha për këtë të drejtë. Natyrisht, federatat e kanë një të drejtë kur “bëjnë naze” për barazinë, sepse ka ndryshim të madh tek të ardhurat që sjellin kombëtaret e burrave në krahasim me ato të grave.

Sfidanti.al