Taulant Xhaka i del në mbrojtje vëllait

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë (e martë) zhvilloi ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026. “Dardanët” barazuan me rezultatin 1-1 ndaj Zvicrës, në një ndeshje ku Florent Muslija realizoi një gol spektakolar për të siguruar që Kosova del e pamposhtur nga kjo sfidë. Sidoqoftë, më shumë se rezultati ajo që mori vëmendje ishin fishkëllimat e një pjese të tifozëve të Kosovës drejtuar Granit Xhakës. Ai ishte objekt i fishkëllimave në “Fadil Vokrri” pothuajse në çdo prekje të topit dhe ylli shqiptar që është kapiten i Zvicrës, pas ndeshjes tha se nuk e kishte pritur këtë. Në mbrojtje të tij tani ka dalë i vëllai, Taulant Xhaka (ish-mesfushori kuqezi), i cili e ka cilësuar Granitin si krenaria e shqiptarëve. “Gjithmonë deri në vdekje me ty vëlla. Krenaria e shqiptarëve! Zoti i ruajt të gjitha shqipet e vërteta nëpër botë”, ka shkruar Taulanti në rrjetin e tij social Instagram.

sfidanti.al