25 legjionarë për një qëllim, të sigurojnë për herë të parë prezencën në fazën “play-off” të një Botërori. Në nëntor, ndaj Andorrës dhe Anglisë, Shqipëria luan për të siguruar vendin e dytë në Grupin K, një objektiv që pritet të vendoset që më 13 nëntor, kur kuqezinjtë luajnë në transfertë përballë Andorrës, ku fitorja është detyrim, ndërsa Serbia udhëton në Angli, një fitore e mundshme e “Tre Luanëve” i dhuron matematikisht vendin e dytë Shqipërisë një xhiro përpara fundit.
Bie në sy mungesa e Marash Kumbullës, me qendërmbrojtësit që me sa duket nuk është rikuperuar plotësisht, vendin e tij e ka marrë sërish Klisman Cake, pjesa tjetër nuk ndryshon:
Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni
Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani
Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku, Indrit Tuci
Grumbullimi i Kombëtares nis të hënën, më 10 nëntor, në Barcelonë, ku kuqezinjtë do të përgatiten për ndeshjen ndaj Andorrës, e cila do të luhet më 13 nëntor në stadiumin “Estadi FAF Encamp”, në orën 20:45.
Sfida e fundit e kuqezinjve në këto kualifikuese do të zhvillohet më 16 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, ndaj Anglisë, në orën 18:00.
sfidanti.al

