Kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur një tjetër element në grumbullimin e saj në Spanjë. Portieri Elhan Kastrati ka lënë grumbullimin edhe pse ishte paraqitur në Malaga bashkë me pjesën tjetër të grupit këtë të hënë.
Shkak është bërë një dëmtim në gju, që nuk do i mundësojë atij të jetë në dispozicion të ekipit për këto dy ndeshje, ndaj FSHF ka bërë të ditur se ai është larguar nga grumbullimi për t’u kthyer në klub dhe për të vazhduar riaftësimin. Në vend të tij është ftuar Simon SImoni, i cili ka qenë i grumbulluar këto ditë me ekipin Shpresa.
sfidanti.al