Trajneri Silvinjo ka vendosur të lërë jashtë listës për ndeshjen me Serbinë katër futbollistë: Mario Dajsinani, Medon Berisha, Adrian Bajrami dhe Adrion Pajaziti. Vendimi erdhi pasi UEFA lejon vetëm 23 lojtarë në listën zyrtare, ndërsa Shqipëria kishte grumbulluar 27. Mungesa e Berishës, që aktivizohet në Serie A dhe ishte në stol në ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës, cilësohet si surprizë. Edhe Pajaziti, që ka luajtur në dy ndeshje kualifikuese, është lënë jashtë.
Portieri Dajsinani, që ka debutuar në miqësore, nuk do të jetë alternativë në portë. Adrian Bajrami s’ka luajtur ende nën drejtimin e Silvinjos, megjithëse ka qenë i grumbulluar. Ndeshja ndaj Serbisë luhet sonte në orën 20:45 dhe vlen për kualifikueset e Botërorit 2026.
sfidanti.al