Superliga shqiptare “ha” koka trajnerësh? Shikoni më mirë Spanjën!

Stavri Nica nuk do të jetë më trajneri i Laçit dhe Superliga shqiptare e nisi “kanibalizmin” me “ngrënien” e kokave të teknikëve në javën e tretë. Natyrisht, kjo nuk premton asgjë të mirë (ndërsa Mezanit i urojmë sukses), por gjithsesi nuk është më e keqja gjë në botë, as në Europë. Një shembull edhe më negativ, se çfarë ndodh në futbollin e kohëve tona, vjen nga vetë La Liga e Spanjës, gara më e fortë në botë në këtë sport. Në vetëm gjashtë javë dy trajnerë janë shkarkuar dhe një ka dhënë dorëheqjen, ndërsa “bastet” janë që edhe dy të tjerë nuk do ta kenë të gjatë.

Argjentinasi Luis Zubeldia është shkarkuar nga Alaveshi, ku ka shkuar “i yni” Xhani De Biazi. Vijarreali ka larguar trajnerin Fran Eskriba, sidomos pas humbjeve 0-3 në fushën e Sociedadit dhe 0-4 ndaj Getafes. Një trajner ka dhënë vetë dorëheqjen, Manolo Markez i Las Palmasit. Teknikët në rrezik janë ish-lojtari i madh i Realit, Miçel (Malaga) dhe Pepe Mel i Deportivos.

Sfidanti.al