Stojković: Me Shqipërinë ndeshja më e rëndësishme e kësaj fushate!

Komisari teknik i Serbisë, Dragan Stojković, së bashku me kapitenin e skuadrës, Aleksandar Mitrovic kanë prezantuar takimet e radhës të kombëtares në fjalë në Eliminatoret Botërori 2026.

Në sallën e konferencave të “Dubocica Stadium”, Dragan Stojković tha se për të konsideruar si të suksesshëm muajin tetor skuadra e tij duhet që të grumbullonte gjashtë pikë nga dy takimet në program. “Takimi i radhës përballë Shqipërisë do të jetë një ndeshje e fortë, përballë një rivali që ka një ekip shumë të mirë. Për ne kjo është ndeshja më e rëndësishme që ndodhet në rrugëtimin tonë drejt objektivit që kemi. Lojtarët janë të qetë dhe të fokusuar, i shikoj të karikuar dhe motivuar për të bërë të lumtur një komb të tërë. Jam i lumtur që luajmë në Leskovac ku kushtet janë shumë të mira dhe ku pres që të kemi një spektakël futbolli”, tha Stojković.


sfidanti.al