Stiven Shpendi nuk dorëzohet, nis sezonin me gol

Stiven Shpendi po pret prej kohësh një ftesë nga Kombëtarja shqiptare e futbollit. Një ftesë që nuk i erdhi kurrë nga Silvinjo, por as nga Maran në grumbullimin e tij të parë në qershor.

Megjithatë, do të jetë e vështirë që sulmuesi të lihet përsëri jashtë grumbullimeve kuqezi, pasi ai e ka nisur sezonin e ri me fanellën e Empolit me këmbën e mbarë, duke shënuar që në ndeshjen e parë të Serisë B, kundër Kremonezes.