Marrëdhënia e vlerësimit dhe e admirimit mes dy kampionëve ekziston prej vitesh, me shkëmbime të shpeshta komplimente e madje edhe fanella. Një marrëdhënie që është rritur më tej që nga ardhja e Messit në MLS në 2023. Dhe tani ka fjalë të tjera nga Curry për argjentinasin. “Madhështia frymëzon madhështinë në shumë mënyra të ndryshme”. Kështu i është përgjigjur ylli i Ëarriors një gazetari kur u pyet nëse karriera e yllit aktual të Inter Miami e kishte frymëzuar atë. “Nuk ka asgjë specifike që mund të aplikoni nga futbolli në basketboll”, shpjegoi Curry, “por jetëgjatësia, kreativiteti i tij dhe ndikimi i tij në sportet në mbarë botën… Unë e vlerësoj atë madhështi dhe më frymëzon të vazhdoj, duke i bërë ato gjëra të tuajat”. Dy kampionët janë pothuajse në të njëjtën moshë, Curry është 36 vjeç dhe Messi 37 dhe në fakt ekzistojnë disa ngjashmëri mes tyre, duke filluar nga aftësia për të qëndruar në nivelin më të lartë për shumë vite. “Unë kam pasur gjithmonë respektin maksimal – përfundoi Steph – për mënyrën se si Leo sillet brenda dhe jashtë fushës, dhe unë përpiqem të bëj të njëjtën gjë”.
sfidanti.al