Mirlind Daku fluturoi nga Moska për në Antalia të Turqisë, ku do të zhvillojë fazën përgatitore së bashku me shokët e tij tek Rubini, ndonëse e ardhmja e tij mbetet në ajër. Ndërsa po kalon dy e treta e janarit, fati I sulmuesit të kombëtares është mes klubit nga Kazani, por edhe klubeve të tjerë në Rusi dhe në Francë. Mediat ruse kanë shkruar se Spartak I Moskës mbetet I interesuar për shërbimet e tij, dhe se mund të ketë bisedime. Vetë Daku, I cituar nga Televizioni “Maç”, deklaron se ai nuk merret me kontaktet me klubet e tjera, pasi këtë detyrë e mbulon agjenti I tij. Ylli kuqezi përsërit fjalinë standarde se deri tani nuk ka asgjë konkrete, por thekson se fakti që e duan, do të thotë se ai e bën shumë mirë punën e tij. E vërteta është që Daku ka shënuar 9 gola dhe ka shërbyer 5 asistë në fazën e parë të Premier Ligës së Rusisë, duke qenë më I miri I Rubinit, dhe njëri nga më të mirët e kampionatit. Pak ditë më parë, babai I tij, Feimi, u pyet për interesimin e klubeve nga Franca, dhe u përgjigj se bisedime konkrete nuk ka. Rubin kërkon të paktën 12 milionë euro për transferimin, aq sa Granada mori për Uzunin, ndërsa vlera e kartonit në “transfermark” është 7 milionë euro.
sfidanti.al