Spanja konfirmon rikthimin e Luis Enrikes në kombëtare

Luis Enrike do të jetë sërish trajner i kombëtares së Spanjës. Federata Spanjolle e Futbollit e konfirmoi zyrtarisht kthimin e teknikut të larguar pas problemeve familjare, ndërsa pak muaj më parë ai humbi vajzën e tij 9-vjeçare, Hana (Xana). Lajmi ishte i pritshëm pasi u diskutua që dje në mediat spanjolle, dhe presidenti i Federatës, Rubiales, e konfirmoi në konferencën për shtyp.

Kthimi i Luis Enrikes krijoi tension në ekipin përfaqësues, sepse ndihmësi i tij, Robert Moreno, duket se nuk e priti mirë, aq sa nuk doli as në konferencën për shtyp pas fitores 5-0 ndaj Rumanisë në eleminatoret e Europianit. Ish-trajneri i Barcelonës mori drejtimin e Spanjës pas Kupës së Botës në Rusi, kur trajneri i mëparshëm Hulen Lopetegi u shkarkua pasi lajmëroi kalimin për tek Reali i Madridit. Me Barçën, Luis Enrike fitoi titullin, Championsin dhe Kupën e Mbretit në 2015.

Sfidanti.al