Spalletti: Momenti që italianët të dashurohen me kombëtaren

Italia luan një finale të vërtetë në BayArena të Leverkusen ndaj Ukrainës. Në ndeshjen e vlefshme për Grupin C të kualifikueseve për Euro 2024, axurrëve të trajnerit Luciano Spalletti iu duhet të shmangin humbjen me çdo kusht. Në rast suksesi të Ukrainës do të ishin pikërisht ukrainasit që do të kualifikoheshin në vend të Italisë në europianin e vitit të ardhshëm në Gjermani. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri Spalletti vlerësoi kundërshtarin duke theksuar se Ukraina ka element shumë cilësorë sidomos në repartin e avancuar. “Ukraina ka një sulm të fortë dhe shumë potent, kanë në përbërje lojtarë që po luajnë në klubet e tyre dhe që për momentin janë në formë. Rëndësia e ndeshjes e kërkon që skuadra në fushë të japë përtej mundësive të saj, duam t’i bëjmë italianët të dashurohen me kombëtaren. Ky është momenti i duhur. E konsideroj si ndeshjen e duhur për të bërë hapin e madh dhe kështu më pas mund të punojmë më të qetë”, u shpreh Spalletti.

sfidanti.al