Spaleti: Juventusit do t’i hiqja vetëm njërin … Alegrin!

Një nga pyetjet për trajnerët në konferencat para takimit të radhës është se “cilin lojtar do të donit t’i hiqnit kundërshtarit?” Kjo pyetje iu bë edhe Luçiano Spaletit, teknikut të Interit, i cili e pati përgjigjen në majë të gjuhës. “Juventusit do t’i hiqja në radhë të parë … Alegrin”, – tha ai. i tillë është vlerësimi i Spaletit për kolegun që do ta ketë rival sonte në orën 20:45 në Torino. Më tej trajneri zikaltër flet për mënyrën sesi e shikon ndeshjen.

“Në Torino shkojmë për fitore sepse 3 pikët na duhen për synimin tonë për të fituar kampionatin, – thotë ai, – tashmë e dimë kush jemi, kemi një identitet të qartë dhe jemi të ndërgjegjshëm se mund të luftojmë në këto nivele. Veçse për t’u fituar titullin duhen shumë pikë, dhe prandaj shkojmë për fitoren në fushën e Juventusit”.

Sfidanti.al