Si asnjëherë tjetër më parë, klubet e Superiores nuk do të kenë pushime të gjata në janar. Protagonistët do të duhet të kthehen menjëherë në aksion për të vijuar rrugëtimin në Kategorinë Superiore dhe Kupën e Shqipërisë, që tashmë ka kaluar në raundet finale. Europiani i grupmoshave U-17, që do të organizohet në Shqipëri, kërkon që klubet ta mbyllin sezonin më shpejt se zakonisht dhe kjo ka ndikuar në shkurtimin e pushimeve të dimrit. Më 11 janar Superiorja rikthehet sërish për të luajtur javën e 20-të. Lojtarët pritet të pushojnë afro një javë e më pas të kthehen në stërvitje për tu kthyer në kondicionin e duhur dhe për të përgatitur ndeshjet e radhës. Ndryshe nga më parë, këtë herë nuk do të zhvillohet fazë përgatitore.
sfidanti.al