Dinamo, vetëm 4 lojtarë titullarë fiks

Vetëm 4 lojtarë nga kontingjenti aktual i Dinamos janë aktivizuar në të 19 ndeshjet e luajtura deri tani në kampionat. “Mbreti” i minutave mbetet braziliani Lorran, i cili nuk ka munguar asnjëherë në formacionin e kryeqytetasve. Baton Zabërgja, Gasama Karamba dhe Lorenco Vila janë tre lojtarët e tjerë që kanë qenë gjithmonë në fushë në këto 19 ndeshje, por jo në çdo rast si titullarë. Ata janë aktivizuar nga stoli si zgjedhje të trajnerit Ilir Daja, apo edhe për shkak të gjendjes së tyre fizike. Të gjithë lojtarët e tjerë pastaj kanë humbur një ose më shumë ndeshje, për shkak të ndëshkimit me kartonë dhe dëmtimeve që kanë pësuar.

sfidanti.al