Skënderbeu, fitore në frymën e fundit përballë Kukësit

Skënderbeu ka arritur të sigurojë një fitore në frymën e fundit në javën e 23-të të Kategorisë së parë, 2-1 përballë Kukësit. Korçarët e nisën mjaft mirë sfidën duke shënuar që në minutën e pestë me anë të Nasr. Me kalimin e minutave verilindorët arritën të ingranohen në lojë dhe të hedhin vështrimin dejt portës së korçarëve.

Në minutën e 82-të, Birçaj arriti të vendosë barazpeshën me një goditje të fuqishme brenda zonës. Megjithatë, Skënderbeu besoi deri në fund dhe arriti të gjejë golin e fitores në fundn e takimit me anë të Shaqes.

Një fitore që e ngjit skuadrën korçare në kuotën e 54 pikëve në vendn e parë, Kukësi në vendin e fundit me 15 pikë.

Në sfidat e tjera të ditës së sotme në Kategorinë e Parë, Laçi i vendit të dytë ka arritur një fitore 2-1 përballë AF Luftëtarit, ndërsa Pogradeci ka mposhtur Lushnjën me rezultatin 3-1.