Carlos Alcaraz shënoi një tjetër sukses të madh në karrierën e tij duke fituar turneun ATP 500 në Doha. Ai mposhti lehtësisht Arthur Fils në finale me rezultat 6-2, 6-1, duke dominuar ndeshjen vetëm në 50 minuta lojë. Ky ishte titulli i 26-të për Alcaraz-in në karrierë, duke e barazuar në këtë rang me legjendën Mats Wilander për numrin e trofeve para moshës 23 vjeç.
22-vjeçari tregoi një lojë të jashtëzakonshme, duke marrë epërsinë qysh nga fillimi dhe duke e mbajtur kontrollin e plotë mbi ndeshjen. Fils, 21 vjeç, pati vështirësi të ndalonte dominimin e Alcaraz-it dhe nuk arriti të gjente ritmin e duhur, edhe pse shënoi vetëm ‘game’ në setin e dytë. Alcaraz kishte humbur vetëm pesë pikë në shërbim gjatë finales dhe tregoi qartazi superioritetin teknik dhe mental.

